Elton John fotografohet në pushime me bashkëshortin disa javë pasi u infektua me Covid-19

Elton John fotografohet në pushime me bashkëshortin disa javë pasi u infektua me Covid-19

20:03, 21/02/2022
A+ Aa A-

Elton John është fotografuar krah partnerit të tij të hënën në Zvicër, disa javë pasi turneu i tij u pezullua.

Ylli botëror u detyrua të shtyjë dy data në turneun e tij “Farewell Yelloë Brick Road” në janar, pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.

Ditën e djeshme ai dukej se ishte me humor të lartë teksa bënte pazar me bashkëshortin David Furnish Gstaad.

74 vjeçari kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe shall ngjyrë të errët, një palë pantallona të zeza dhe një palë size mjaft trandyn ndërsa vizitoi disa butiqe të stilistëve vendas, mes tyre Hermes dhe Rolex.

Kantautori po shijon një pushim të shkurtër në Gstaad – një destinacion popullor për skiatorët për shkak të peizazheve të mbuluara me borë dhe terrenit malor – pasi u shërua plotësisht nga koronavirusi.

Elton anuloi koncertet në Dallas më 25 dhe 26 janar pasi u infektua me Covid-19 disa muaj pasi pësoi një problem në ije, duke e detyruar atë të shtyjë turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë deri në vitin 2023.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco