Einxhel rrëfen historinë e pazakontë me mikun e saj: ‘Ia theva syzet’

Einxhel rrëfen historinë e pazakontë me mikun e saj: ‘Ia theva syzet’

17:00, 13/02/2022
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, në një bisedë të ndodhur mes Donaldit, Iliri dhe Einxhel kjo e fundit ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur kur ajo ishte në klasën e tretë, lidhur me shokun e bankës.

Ai i ka rrëfyer se e dashuronte dhe ky fakt nuk është pritur aspak mirë nga Einxhel e cila ka zgjedhur që t’i thyejë syzet.

"Në të gjithë klasën ishin çun-çun, gocë-gocë, vetëm unë isha me atë. E urreja. Më vinte inat, thoja pse të mos rri me shoqet e mia por kam këtë tipin këtu. Gjatë gjithë kohës, ne haheshim për mësime. Kush merrte shumë mirë me yll apo të lumtë dora me flamur dhe hahesha se thoja “unë i bëj vetë, atij ia bën mami”.- tregoi ajo.

Mirëpo, teksa e tregonte historinë, Einxhel i kthehet marrëdhënies me DJ Dagz dhe thotë duke qeshur se edhe atij do ia kishte thyer syzet në fillim nëse do të kishte.

“Haja inat kush nga ne ishte nxënësi më i mirë i klasës. Para se të ikja në Greqi, më tha “unë të dua shumë”. Më deklaroi që më dashuronte në klasë të tretë dhe e merrni dot me mend se çfarë i kam bërë? I kam thyer syzet me grusht. Dhe Dagzi po të kishte pasur syze, do ia kisha thyer në fillim”, tha Einxhel.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco