Arjola flet për kutinë e Pandores dhe moderimin e 'Portokalli”-së: 'Jam e lumtur për diçka që do të ndodhë'

Arjola flet për kutinë e Pandores dhe moderimin e 'Portokalli”-së: 'Jam e lumtur për diçka që do të ndodhë'

16:07, 13/02/2022
A+ Aa A-

Arjola Demiri ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club Big Brother VIP” si e eleminuara e rradhës në mbrëmjen e gjysmëfinales.

Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpi, teksa përmendi dhe situatën e kutisë së Pandorës, ku ajo zgjodhi të mos e hapë, duke thënë se nuk dëshiron të nominojë askënd dhe se dëshira e saj ishte të moderonte emisionin e humorit “Portokalli”.

“Kur erdhi kartolina e dëshirave, unë e kam lënë bosh. Më pas, u ktheva për ta riplotësuar. Unë kam marrë pjesë në audicionin e “Portokalli”-së. Ndoshta nuk kam format e duhura, ose nuk kam atë oratorin për shkak të dialektit tim.”- tha ajo.

Më pas, ajo e konsideroi kutinë si diçka që i jepte forcë banorëve, ndërkohë që sipas saj, ajo nuk kishte nevojë për forcën që mund t’i dhuronte.

“Të gjithë banorët që nuk ishin aq të fortë, kur merrnin kutinë e Pandores, i dukej vetja bisha. Unë nuk jam e tillë, nuk kishte forcë Pandora për mua. Nga një anë jam menduar shumë mos po zhgënjej fëmijët.”

Ndërkohë, e pyetur nëse dëshiron ende të moderojë “Portokalli”, Arjola foli duke qeshur por nuk zbuloi detaje nëse i është premtuar një gjë e tillë.

“Ndoshta kam marrë informacion më shumë se sa duhet. Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco