Mamaja e Beniadës është fanse më e madhe e shoqërisë së vajzës me Donaldin, sesa me Einxhel

Mamaja e Beniadës është fanse më e madhe e shoqërisë së vajzës me Donaldin, sesa me Einxhel

13:44, 04/02/2022
A+ Aa A-

Prej kohësh, në shtëpinë e “Big Brother VIP” kemi parë të lindë një miqësi mes dy konkurrenteve, Einxhel dhe Beniadës.

Megjithëse s’kanë qëndruar gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën, duke i lënë hapësirë secilës të bëjnë lojën e tyre, vajzat kanë shfaqur përzemërsi të madhe e shoqëri që i ka rezistuar debateve e sfidave në shtëpi.

Së fundmi, Einxhel ka diskutuar me Beniadën duke i treguar se të kishin qenë jashtë, nuk do t’i kishte ardhur aspak mirë që Beniada vazhdon të qëndrojë me Donaldin, pas debatit të ashpër që Einxhel pat me të.

Megjithatë, ajo është shprehur se e kupton qëndrimin e Beniadës, për sa kohë të gjithë po bashkëjetojnë në një shtëpi.

Nga ana tjetër, Beniada ka preferuar të mos prishë marrëdhëniet me askënd, pavarësisht thumbave të herëpashershme të Einxhelit dhe Arjolës për faktin që ajo i qëndron pranë Donaldit.

Në fakt, edhe mamaja e Beniadës ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për shoqërinë e vajzës së saj me Donaldin, më shumë sesa për shoqërinë e saj me Einxhel.

Komentet e saj kanë treguar se mamaja e Beniadës nuk i simpatizon thumbat e Einxhel, madje diku është shprehur se asaj i ka ardhur koha për të dalë nga shtëpia.

Fillimisht mamaja e Benit ka shpërndarë postime të Olti Currit dhe Fatma Haxhialiut, të cilët vënë në dukje presionin e banorëve për raportin që Beniada ka me Donaldin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco