Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Shtiret, në jetën jashtë s’është kaq i ndjeshëm', Einxhel nuk i ndal akuzat ndaj Donaldit

'Shtiret, në jetën jashtë s’është kaq i ndjeshëm', Einxhel nuk i ndal akuzat ndaj Donaldit

11:24, 04/02/2022
A+ Aa A-

Të martën mbrëma, gjatë emisionit prime të “Big Brother VIP”, produksioni transmetoi një klip që agravoi marrëdhënien mes Donaldit dhe Einxhelit, sapo ata kishin nisur të bënin paqe me njëri-tjetrin.

Në klip u transmetuan fjalët e Einxhel për Donaldin, e cila shprehej se si ai, ashtu edhe vëllai i tij binjak Romeo, ishin bërë të famshëm për publikun shqiptar nga të dashurat e tyre, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Donaldi, i cili i prekur e quajti Einxhelin femër të ulët, ndërsa debati u nxeh më shumë kur gjatë përballjes Einxhel tregoi se Donaldi dhe Romeo e kishin hequr nga puna ditën që ajo kishte bërë aksident, duke mos i dhënë pagën që i takonte.

Këto fjalë u mohuan nga Donaldi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të emisionit në rrjete sociale në ditët që pasuan, ndërsa Einxhel brenda shtëpisë nuk i ka ndalur akuzat ndaj Donaldit.

Ajo është shprehur se aktori shtiret, pasi në jetën reale nuk është kaq i ndjeshëm sa po e sheh publiku në “Big Brother VIP”.

“Unë e kam thënë për atë njeri që ai është fallco për gjërat që bën dhe që thotë.Ai po shtiret më njerëzit duke qënë ai personi që preket shumë se në jetën jashtë nuk më është dukur aspak ashtu.Kur kam hyrë këtu brenda i kam thënë që nuk e kam pritur që ti të jesh kaq emocional dhe kaq i ndjeshëm”, u shpreh Einxhel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Area 04/02/2022 14:51

Kokat hengshi qelbesira!

Shto koment

Denonco