Zgjodhi Ilirin në zinxhirin e nominimeve, shpërthen Monika: Sa të dal do shkoj te psikiatri

Zgjodhi Ilirin në zinxhirin e nominimeve, shpërthen Monika: Sa të dal do shkoj te psikiatri

07:28, 29/01/2022
A+ Aa A-

Monika është shprehur shumë e revoltuar mbrëmjen e djeshme pasi u gjykua për zgjedhjen e saj në zinxhirin e nominimeve.

Aktorja zgjodhi të shpëtonte Ilirin, zgjedhje e cila i habiti të gjithë pasi të dy kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin.

E pyetur për këtë vendim, Monika u shpreh:

"Zgjodha Ilirin sepse ka shprehur dëshirën të jetë në nominim me mua. Dhe do jemi shumë shpejt. E di çfarë më ka lodhur më tepër? Më kanë lodhur njerëzit që kuptojnë shumë mirë, por thonë që ‘jemi për lojë, kemi ardhur për lojë, lojë, lojë’. Realisht mezi pres të dal, të bëj një javë pushim, të shkoj tek psikiatri, për të kuptuar ç’është loja, se brenda kësaj loje dreqi e marrtë ka dhe një njeri brenda. Më shumë se ç’shikojmë ne me njëri-tjetrin, mos pretendoni se sheh publiku. Jo 600 kamera të kemi, po 1 milion kamera, atë që sheh syri jonë harrojeni se e shohin të tjerët".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco