Bluza e ngushtë i thekson gjoksin më shumë se ç'duhet Rita Orës

Bluza e ngushtë i thekson gjoksin më shumë se ç'duhet Rita Orës

17:02, 27/01/2022
A+ Aa A-

Ajo e ka mbajtur veten të zënë gjatë javëve të fundit me xhirimet e spektaklit të talenteve “The Voice Australia”.

Por Rita Ora shijoi një ditë pushimi të merituar të mërkurën, duke kremtuar festën publike të Ditës së Australisë në palestrën e saj të preferuar, në Sydney.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të tonifikuar të tripit e veshur me një bluzë rozë dhe geta të hirta, teksa dilte nga palestra me një mikeshë.

Pjesa e sipërme sportive e Ritës i ishte ngjitur aq fort në gjoks, saqë ajo zbuloi ndoshta pak më shumë nga sa kishte menduar.

Ajo e kombinoi ansamblin e saj sportiv, duke veshur një palë atlete të gjelbra, gjersa i la flokët e saj bionde të binin lirshӕm mbi supe.

Më herët atë ditë, ajo kishte shpërndarë një sërë fotografish në Instagram duke njoftuar partneritetin e saj me kompaninë japoneze të veturave “Mazda”.

Ajo pozoi e veshur me një fund të shkurtër deri në kofshë dhe një bluzë të përputhshme me ngjyrën e veturës, të cilën një përfaqësi lokale e kishte siguruar për qëndrimin e saj në Sydney.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të ri të spektaklit, ku edhe sivjet është përzgjedhur si anëtare e jurisë.

Ajo ndodhet në kontinentin australian së bashku me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco