Foto që po bën lëmsh rrjetin, detaji i njëjtë që po bashkon Borën me Donaldin

Foto që po bën lëmsh rrjetin, detaji i njëjtë që po bashkon Borën me Donaldin

12:56, 26/01/2022
A+ Aa A-

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të bëjë zhurmë në media. 

Një javë më parë, këngëtarja la shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe bëri të ditur se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

 

Nga ana tjetër, Donaldi duket shumë i përhumbur. 

Por ajo që po trazon akoma më shumë ujërat, është Bora, e cila me një veprim të fundit ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin.

 

Moderatorja është shfaqur në prezantimin e “Përputhen” me një byzylyk të njëjtë si të Donaldit. 

Ky i fundit nuk e heq asnjëherë nga dora. 

 

Madje, shpeshherë kur është nervoz i referohet, duke e parë dhe prekur.

Nuk dihet nëse për dyshen, kjo bizhuteri ka ndonjë kuptim të veçantë që i mban të lidhur bashkë, apo është thjeshtë një rastësi. Megjithatë, dyshimet janë të shumta.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco