Selvije Kasapi rrëfen detajet e lindjes së Roelit: 'Nuk ishte e lehtë'

Selvije Kasapi rrëfen detajet e lindjes së Roelit: 'Nuk ishte e lehtë'

12:28, 26/01/2022
A+ Aa A-

Selvije Kasapi ka sjellë në jetë së fundmi bebushin Roel, më partnerin e saj Shpat Kasapin.

Bebushi ka lindur në datë 19 janar dhe prindërit e tij e kanë bërë të ditur lajmin dy ditë më parë.

Ndërkohë, Selvija, ditën e sotme ka bërë një postim në të cilën falanderon të gjithë për urimet, teksa tregon dhe dhimbjet e vështirësitë e procesit të lindjes, që sipas saj, nuk ishin të lehta për tu përballuar.

POSTIMI

"Ne jete skisha provuar ende te ndjesh dhimbje kaq te madhe ne trup por 1 uragan lumturie ne shpirt. Prej ketij momenti e vleresova edhe 100 here me shume 1 femer pasi e perjetova vete ndjesine qe inshallah cdo femer do e arrij dhe do e kaloj🙌🏻
Operacioni cezarian nuk ishte i lehte,dhimbjet e forta dhe zgjimi pas anestezioni nuk ishin te perballueshme te pakten per mua por kur stafi i @onehospitalmk ma vendosi Roelin ne kraharor e kuptova se jo cdo dhimbje te dhemb,jo cdo mundim te ben te vuash. Ndonjeher shperblimi eshte shume i madh,eshte thesari qe ti e ke pritur gjithe jeten,eshte lutja e pranuar nga Allahu i Madheruar.
Nuk eshte e lehte edhe te kesh 1 bebush kur ende nuk mu te ngrihesh mir nga krevati,por sdo ta ndryshoja kte me asgje ne bote.
Ne pamundesi per tja kthyer secilit urimet doja te ju falenderoja 1000 here e te ju uroja te gjitha te mirat e botes. Lutem qe Allahu i Madheruar tua plotesoj ato copezat e shpirtit,tua plotesoj deshirat e zemres suaj,tua ruaj shendetin dhe familjen tuaj e te ju gezoj me cka tju doj shpirti❤️
Ju faleminderit nga zemra sinqerisht"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco