Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

A është kjo arsyeja se pse Einxhel dhe Donaldi nuk flisnin jashtë?

A është kjo arsyeja se pse Einxhel dhe Donaldi nuk flisnin jashtë?

12:11, 26/01/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP Albania” një nga qendrat e diskutimeve ka qenë konflikti midis Einxhel dhe Donald.

Këto konflikte kanë filluar me eleminimin e Dj Dagz, ku Donaldi nuk e shpëtoi Dj-in, por vendosi të largojë nga rreziku për eleminimin Tan Bramën.

Gjatë gjithë javës dyshja thuajëse nuk kanë folur fare, ndërkohë që në debat e sipër në “PRIME”, ato kanë përmendur herë pas here një konflikt nga jashtë.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta përmendë arsyen e këtij konflikti, thuhet se shkak është bërë eksperienca e Einxhel në emisionin “Binjakët Show” nga Donaldi dhe Romeo.

Rrugëtimi nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur. Pas largimit, në një rubrikë të krijuar nga vetë ajo në “Instagram”, ajo u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.

Einxhel nuk ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjet që dha por mund ta ketë lënë të nënkuptohet se arsyeja që kishte ikur nga ky program ishte moskorrektësia në pagesë.

E pyetur se çfarë dëshironte që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.

“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”- shkruan Einxheli.

Këtë motiv e ka mbështetur dhe Olti Curri në faqen e tij në “Facebook”.

“Engjelli-Donaldit: “2 here jam zhgenjyer nga ty” Legjendat thone se Donalduo si ka dhen akoma paret e emisionit qe ben bashk. Shhhh”, -shkruan faqja e Olti Currit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco