Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

WOW! Nga padia ndaj shpifjeve të blogeres së njohur, Cardi B fiton një milion dollarë dëmshpërblim!

WOW! Nga padia ndaj shpifjeve të blogeres së njohur, Cardi B fiton një milion dollarë dëmshpërblim!

12:05, 26/01/2022
A+ Aa A-

Cardi B ka fituar një padi prej një milion dollarësh për shpifje nga “YouTuber-ja”, LaTasha Kebe – e njohur si Tasha K, mbi akuzat e thashethemeve kundër reperes.

 

Sipas “Billboard”, një juri e Gjeorgjisë i dha Cardi-t 1.25 milionë dollarë dëmshpërblim pas dy javësh diskutimi, duke dënuar gjithashtu Kebe për një ‘fushatë keqdashëse’ për të dëmtuar reputacionin e yllit të muzikës.

Vendimi i së hënës në total potencialisht mund të përfundojë më i lartë. 

 

Procedurat do të nisin të martën për të vendosur nëse Kebe i detyrohet dëme shtesë ndëshkuese ose nëse ajo duhet të rimbursojë shpenzimet ligjore të Cardi B.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, paditi Kebe në vitin 2019 për dhjetëra video që përmbanin pretendime tronditëse për reperin.

 

Një video e cituar në padi përfshin një deklaratë se ajo kishte qenë një prostitute, kishte tradhtuar burrin e saj dhe se ajo kishte përdorur droga të forta.

“U ndjeva e mundur dhe e dëshpëruar dhe nuk doja të flija me burrin tim”, shtoi reperja, gjendje e cila i shkaktoi lodhjen, humbjen e peshës, migrenën dhe ankthin. 

 

Vetëm një person i keq mund ta bëjë këtë”, thuhet se tha Cardi, në deklaratën e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco