Mc Kresha zbulon gjininë e fëmijës së dytë!

Mc Kresha zbulon gjininë e fëmijës së dytë!

11:29, 26/01/2022
A+ Aa A-

Mc Kresha është një nga reperët më të dashur e më të pëlqyer të publikut shqiptar, duke e kthyer çdo këngë të tij në hitin e rradhës.

Mirëpo kur bëhet fjalë për jetën private të tij, ai kujdeset ta ruajë atë me fanatizëm dhe tregon shumë rrallë detaje, duke u kujdesur vetëm te aspekti profesional.

Megjithatë, Mc Kresha së fundmi ka vendosur të zbulojë gjininë e fëmijës së tij të dytë. Ata kanë vendosur ta zgjerojnë sërish familjen, duke pritur për të qenë katër anëtarë shumë shpejt.

“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” -tha ai në “D-night” në “Rtv Ora”.

Në qershor të vitit 2020, reperi MC Kresha u bë baba për herë të parë, vetëm pak muaj pas dasmës. Partnerja e tij, Erzina, solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza.

Ai e ka shprehur jo pak herë marrëdhënien që ka me vajzën, duke thënë se janë shumë të lidhur me njeri-tjetrin.

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë-është shprehur ai gjatë një interviste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco