Yjet e njohur të skenës italiane prezantuesit e këtij viti të ‘Eurovision’, që mbahet në Torino!

Yjet e njohur të skenës italiane prezantuesit e këtij viti të ‘Eurovision’, që mbahet në Torino!

10:37, 26/01/2022
A+ Aa A-

Pas shpalljes së renditjes së performancave në dy netët gjysmëfinaliste tashmë janë mësuar edhe prezantuesit e “Eurovision 2022”.

 

Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë nikoqirë të “Eurovision Song Contest 2022” në Torino dhe lajmet do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të muajit shkurt.

 

Thashethemet kanë qarkulluar prej muajsh për yjet e njohur ndërsa sipas agjencisë italiane fë lajmeve Adkronos, këngëtarja Laura dhe Alesaandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre.

 

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos, 2 shkurt, sepse Laura është planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale atë mbrëmje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco