Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mos ndoshta Bajo na e tregoi me cilën konkurrente ka qenë i lidhur?!

Mos ndoshta Bajo na e tregoi me cilën konkurrente ka qenë i lidhur?!

09:50, 25/01/2022
A+ Aa A-

Bajo, ish konkurrenti i “Për’puthen 3” bëri bujë me deklaratën e tij, se ka pasur lidhje me një nga vajzat e ‘PP 2’.

Ai madje tregoi se ka bashkëjetuar për një kohë të shkurtër me të.

Gjatë një pyetësori, që Bajo ka zhvilluar në Instagram ai është pyetur për identitetin e saj dhe Bajo ka dhënë disa detaje jo pak të rëndësishme.

Duket se nga përgjigjja e tij nënkuptohet se konkurrentja është Ana Lleshi.

‘Ma keni bërë bajat totalisht këtë pyetjen dhe kurrë nuk kam dhënë përgjigje, është e vërtetë kam qenë nuk kam pse e mohoj por falë Zotit nuk jam më me të. Zoti ndonjëhërë të ndan nga personi që pasi njollosin një herë fytyrën kanë guximin ta ‘shk**dhejnë’ figurën për të dytën herë, nuk dua të jap fakte ose gjëra s’është ndonjë Kim Kardashian, madje tani që e mendoj është turp të thuash kam qenë i lidhur me atë person, nuk më meritonte madje mendoj që ka qenë përgjegjëse për daljen time nga programi ndonjë pakt me Olsën apo ku di unë, thjesht për të mos e zgjatur jam i lumtur që kam vazhduar jetën time i qetë dhe kam hedh pas krahëve llum!”

Ana është rikthyer përsëri në program, prandaj aludojmë se ajo mund të jetë konkurrentja nga fakti që Bajo tregon se nuk e ka problem ta uli figurën për herë të dytë plus fakti që ajo u rikthye dhe Olsa mund ta ketë nxjerrë prej saj.

Kujtojmë se Anës përveçëse i dolën fotot me Arjonin, Erioni djali që ka qenë vjet gjithashtu ka thënë se ka pasur lidhje me Anën.

Ana ka qenë e lidhur edhe me Arsimin, si edhe me Elton Maksutin edhe ky konkurrent i “Për’puthen”, i cili nuk pati asnjë takim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco