Donaldi kërkon të largohet nga 'Big Brother VIP'?!

Donaldi kërkon të largohet nga 'Big Brother VIP'?!

20:36, 24/01/2022
A+ Aa A-

Ndjekës të shumtë të "Big Brother VIP" që mundohen të analizojnë lojën e banorëve kanë qenë të mendimit se nëse Beatrix largohet kjo do i bëjë mirë lojës së Donaldit.

Sipas tyre, ky i fundit ishte fokusuar shumë te lidhja e tyre duke lënë disi pasdore lojën e tij.

Mirëpo, aktori i ka surprizuar të gjithë. Përtej problemeve shëndetësore, këto ditë Donaldi është dukur shumë i ngarkuar emocionalisht dhe psikokogjikisht.

Ai shpesh qëndron vetëm teksa ka shprehur shqetësimin për Beatrix dhe atë që ajo po kalon jashtë.

Madje, sot ai i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë lojën dhe të dalë nga shtëpia e "Big Brother VIP".

Sipas Kryefjala.com pas kësaj deklarate ai është thirrur në dhomën e rrëfimit dhe ende nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco