Melisa Lleshi dhe Andi Shehu drejt altarit? Nga bashkëjetesa tek blerja e pronës, rrëfehet çifti

Melisa Lleshi dhe Andi Shehu drejt altarit? Nga bashkëjetesa tek blerja e pronës, rrëfehet çifti

19:41, 24/01/2022
A+ Aa A-

Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë ndër çiftet që bënë bujë në Për’puthen.

Edhe pse u mendua se ishte një lojë mes tyre, lidhja e tyre është konsoliduar.

Çifti bashkëjetojnë dhe kanë filluar planet për të ardhmen e tyre.

Gjatë një interviste N’fermë, ata treguan se kanë blerë një pronë për të ndërtuar vilën e tyre dhe planifikojnë të martohen se shpejti, megjithatë Andi Shehu ende nuk ia ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij.

Melisa Lleshi u shpreh se dëshiron të bëhet nënë, por së pari duhet të përmbushin disa qëllime.

Pjesë nga intervista:

Melisa Lleshi: Janë kaq shumë njerëz që na kanë tradhtuar, na e kanë futur pas krahëve, kush ka mundur edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me neve.

Andi Shehu: Të gjithë, kujt iu është dhënë mundësia. Shpirti im e di se ç’kam hequr kur kam kuptuar fytyrën e vërtetë të disa njerëzve. Pavarësisht asaj që trajtohet në televizion, që duhet të rrish serioz, atë imazhin që ke krijuar, prapë çdo njeri e ka brenda vetes atë anën e ndjeshme.

Pyetje: Kur keni ndërmend të bëheni prindër?

Andi Shehu: Kemi ende disa qëllime përpara

Melisa Lleshi: Nuk është se mungon dëshira.

Pyetje: Po nuse?

Andi Shehu: Mbasi të arrijmë këto qëllime. Edhe unë e kam qejf

Melisa Lleshi: Unë po, kam shumë qejf të bëj dasmë. Unë i kam thënë bashkëjetesa e të gjitha, por e kam pak atë tradiconalitetin. Dua të më vijë në shtëpi dhe të rrijë i tensionuar derisa t’i thotë babai “Po”.

Pyetja: Unazën ta ka dhuruar?

Andi Shehu: Ka 100 copë. Jo, akoma jo.

Melisa Lleshi: Dua një unazë të bukur, kam qejf detajet

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco