Nga tradhtia tek planet për të zgjeruar familjen, Andi dhe Melisa: Do ndërtojmë...

Nga tradhtia tek planet për të zgjeruar familjen, Andi dhe Melisa: Do ndërtojmë...

11:55, 24/01/2022
A+ Aa A-

Melisa dhe Andi janë personazhe që u njohën në “Për’puthen” por lidhjen e nisën jashtë programit.

Ata ishin të ftuar në “E diell” ku rrëfyen se ka pasur shumë njerëz që i kanë tradhtuar e kanë dashur t’i bëjnë keq në fillimet e tyre, por dashuria e tyre ka qenë tepër e fortë për tu thyer.

 

Sa i përket planeve të së ardhmes, Andi tha se po përgatiten për të ndërtuar një vilë, ndërsa Melisa theksoi se dasma është një ndër dëshirat e të ardhmes së saj.

 

Melisa: Janë kaq shumë njerëz që na kanë tradhtuar, na e kanë futur pas krahëve, edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me neve.

Andi: Pavarësisht asaj që trajtohet në televizion, prapë çdo njeri e ka atë anën e ndjeshme. Nuk më intereson se si më quajnë, Andi i Melisës apo Andi Shehi për aq kohë sa ma dinë emrin.

Pyetje: Është e vërtetë që e keni blerë shtëpinë dhe të zgjerojmë familjen?

Andi: Po shtëpinë e kemi blerë por plani është të lëmë me qira atë. Kemi marrë një tokë dhe duam të ngremë një vilë atje. Pastaj avash avash.

Melisa: Ne jemi stabilizuar dhe punojmë për gjënë tonë. Ankohet që nuk i bëj për të ngrënë po nuk i bëj se nuk ha asnjëherë në shtëpi.

Pyetje: Kur keni ndërmend të bëheni prindër?

Andi: Kemi ende disa qëllime.

Melisa: Nuk është se mungon dëshira.

Pyetje: Po nuse?

Melisa: Unë i kam thënë bashkëjetesa e të gjitha, por e kam pak atë tradiconalitetin. Dua të më vijë në shtëpi dhe të rrijë i tensionuar derisa t’i thotë babai “po”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco