Ja si duket Kim Kardashian pa make-up

Ja si duket Kim Kardashian pa make-up

09:45, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian ka pozuar në një foto të pa edituar dhe pa grim apo filtra, nga festa e ditëlindjes së mikeshës së saj Allison Statter.

“Ka qenë një javë e ëmbël. Faleminderit të gjithëve që festuan me mua!”

 

Allison, të cilën Kim, e njeh që në shkollën fillore, ka postuar një sërë fotosh nga java e saj festive.

Në foton e parë, ishte një grup zonjash duke buzëqeshur ndërsa ishin ulur për të ngrënë së bashku.

 

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” duket se humbi lehtësisht mes tetë personave, sepse ishte një foto e rrallë e themelueses se “SKIMS” pa grim.

Është bërë shumë e pazakontë që të shohësh një foto të paprekur të familjes Kardashian, veçanërisht të Kim, pasi rrjetet e tyre sociale zakonisht janë të kuruara në detaje e në perfeksion.

 

Megjithatë, rikujtojmë se Kris Jenner më 15 janar postoi dhe fshiu një foto të pa rregulluar të Kim ndërsa festonte ditëlindjen e Chicago West.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco