I vetmuar pa Trixën, Donaldi kërkon të dalë nga shtëpia

I vetmuar pa Trixën, Donaldi kërkon të dalë nga shtëpia

08:06, 24/01/2022
A+ Aa A-

Në spektaklin e së premtes, Beatrix Ramosaj ishte banorja që la shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania”.

Kjo situatë duket se ka mërzitur dhe Donaldin, i cili ende se ka marrë veten dhe është ndjerë këto dy ditë keq dhe “i vetmuar”, pavarësisht përpjekjeve të Egzonës për t’i qëndruar pranë.

Si duket, Donaldi po kalon një situatë të ngarkuar emocionale dhe sot ka bërë një deklaratë të papritur, ku Donaldi i tha Monikës së dëshiron të lërë shtëpinë e BBV.

Donaldi i ka thënë Monikës se do që të ndërpresë rrugëtimin e tij dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe pas kësaj, Veshaj është thirrur në dhomën e rrëfimit.

Nuk dihet nëse arsyeja që ai kërkon të dalë është Trixa apo gjendja shëndetësore, pasi këto ditë ai nuk është ndjerë mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco