Çudit këngëtarja/ Organizon një ‘funeral’ për muzikën e saj

Çudit këngëtarja/ Organizon një ‘funeral’ për muzikën e saj

12:38, 23/01/2022
A+ Aa A-

Demi Lovato ka habitur ndjekësit e saj me veprimin që ka bërë.

Këngëtarja organizoi një “funeral” për karrierën e saj muzikore, ndërsa njoftoi se do të punojë me zhanrin punk rock.

 

Lovato postoi një foto përkrah një grupi njerëzish, ku shkroi:

“Një funeral për muzikën time pop”.

Image

Demi, gjithashtu ndau dy video nga kënga e re për të cilën është frymëzuar nga rryma rock.

Ky lajm vjen pasi këngëtarja  doli sërish nga rehabilitimi mes përpjekjeve të vazhdueshme për të qëndruar larg lëndëve narkotikë.

Image

Një ndryshim rrënjësor ajo tregoi dhe me ndryshimin e pamjes.

Këngëtarja në dhjetor rruajti kokën pasi donte një fillim të ri të vitit 2022.

Image

Ajo zbuloi se kishte bërë një tatuazh në kokë dedikuar “Gjyshes Merimangë”.

“Ishte gjyshja merimangë ajo që na mësoi shumë gjëra. Ajo na mësoi për qeramikën dhe thurjen. Ajo na mësoi për zjarrin, dritën dhe errësirën”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco