‘I shkreti Dagzi, ajo rri veç diskove puthu me njërin...’, reperi habit me deklaratat e rënda për Einxhel!

‘I shkreti Dagzi, ajo rri veç diskove puthu me njërin...’, reperi habit me deklaratat e rënda për Einxhel!

12:06, 23/01/2022
A+ Aa A-

I ftuar së fundmi në emisionin “Stay Tuned”, Stresi ka bërë një deklaratë të fortë për Einxhel Shkirën.

Ai ka thënë se moderatorja nuk ka lidhje me fjalën “VIP” dhe se është egoiste.

 

Reperi ka rikujtuar dhe debatin e tyre të ashpër, duke mohuar se i ka kërkuar falje.

“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother VIP” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur.

 

Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje. Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disko darkave, puthu me njërin…”, është shprehur Stresi.

Reperi ka dhënë dhe një mendim për Dagzin, për të cilin ka thënë: “I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco