Dukej si skenë fimi/ Aktori i njohur përfshihet në një aksident të rëndë

Dukej si skenë fimi/ Aktori i njohur përfshihet në një aksident të rëndë

11:47, 23/01/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger pësoi një aksident të rëndë, ku makina e tij u përplas me një tjetër duke lënë të plagosur një person.

Mediat e huaja raportojnë se gjendja e ti shëndetësore është e mirë, ndërsa është shqetësuar për të plagosurën.

Image

Ngjarja ndodhi në bulevardin Sunset, në Los Angeles.

Një burim tha për revistën “People” se: “Ai është mirë, shqetësimi i tij i vetëm tani është gruaja që u plagos”.

Image

Gruaja e cila drejtonte një makinë të tipit Toyota Prius të kuqe, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Nuk ka asnjë të arrestuar dhe nuk besohet se alkooli ka qenë një nga faktorët.

 

Aksidenti i raportuar vjen pasi divorci i Schwarzenegger nga Maria Shriver u finalizua të martën, 10 vjet pasi ata u ndanë.

Të dy u divorcuan në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco