E dini sa mund të kushtojë nëse flini në Buckingham Palace?

E dini sa mund të kushtojë nëse flini në Buckingham Palace?

10:08, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një studim ka llogaritur se sa kushtonin rezidencat mbretërore nëse do të përfundonin me qira në “Airbnb”.

Rezidencat mbretërore të familjes mbretërore angleze, si Pallati Buckingham dhe Kështjella Windsor, janë disa nga pronat më të bukura në botë, por dhe nga pallatet më të shtrenjtë.

 

Ja sa mund të kushtojë të kaloni një natë në një dhomë luksoze në Pallatin Buckingham, duke fjetur në një shtrat mbretëror, me një pamje spektakolare të Hyde Park.

Kompania ‘GFC’ analizoi vlerën e përgjithshme të çdo prone të kurorës angleze, për të zbuluar se sa mund të kushtojë secila rezidencë mbretërore, nëse do të përfundojë ndonjëherë në tregun e qirave të “Airbnb”.

 

Buckingham Palace mund të dalë në tregun e qirave për 500 mijë paund, rreth 600 mijë euro në natë.

Zemra arkitekturore e monarkisë dhe rezidencës qendrore të Mbretëreshës në Londër, Pallati Buckingham krenohet me një pafundësi dhomash gjumi, salla vallëzimi, biblioteka dhe dhoma arti.

 

Pallati i pasur, i cili ka gjithsej 775 dhoma, shtrihet në 77,000 metra katrorë dhe vlerësohet në 1.3 miliardë paund.

Nëse mbretëresha Elizabeth vendos të nxjerrë me qira dhomat e pallatit, ajo mund të fitojë mbi 14 milionë paund në muaj dhe 175 milionë paund në vit nga qiraja.

 

Për të gjetur sa mund të kushtojnë pallatet e tjera mbretërore, studimi ka marrë 1.1% të vlerës së përgjithshme të pronës në fjalë dhe ka llogaritur qiranë mesatare të natës për pronat e pallatit të Madhërisë së Saj.

Jo vetëm për Buckingham Palace, ‘GFC’ ka llogaritur se sa do të kushtonte qiraja e një dhome në Kështjellën Windsor, Sandringham House dhe Kensington Palace.

 

Për shembull, të kalosh një natë në Kështjellën Wndsor do të kushtonte rreth 350,000 £, ndërsa një natë në Sandringham House, një nga rezidencat e preferuara të Mbretëreshës dhe ku familja mbretërore kalon tradicionalisht Krishtlindjet, do të kushtonte rreth 280,000 £.

 

Marrja me qira e Kensington Palace, shtëpia zyrtare e William dhe Kate, do të kushtonte 53,000 £ në natë, 1.6 milionë në muaj.

Marrja me qira e një dhome në shtëpinë e re të Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni do të kushtonte vetëm 3,600 £ një natë, për një total prej rreth 120,000 £ në muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco