‘Shoqet më kanë ngacmuar të dashurin’/ Moderatorja e sportit zbulon situatën e sikletshme

‘Shoqet më kanë ngacmuar të dashurin’/ Moderatorja e sportit zbulon situatën e sikletshme

09:53, 23/01/2022
A+ Aa A-

Së fundmi, Lei Kraja ishte e ftuar në një intervistë ku ka treguar rreth situatave të sikletshme që i kanë ndodhur në televizion dhe detaje nga jeta intime.

Në një lojë në emisionin “Pikë”, moderatorja deklaroi se një nga situatat më të sikletshme në televizion ishte kur iu grisën pantallonat gjatë një interviste live.

 

“Mu grisën pantallonat në sy të të gjithëve live”- tha ajo.

Kur u pyet sa herë është dashuruar, Kraja tha se kjo ka ndodhur vetëm një herë, pa dhënë detaje.

 

Ajo hezitoi të tregonte nëse është aktualisht në një romancë, duke zgjedhur të pijë një shots në vend të të kthente përgjigje.

Gjithashtu Lei tregoi se ka pasur raste kur shoqet i kanë ngacmuar të dashurin.

 

“E kam filtruar shumë shoqërinë pasi ka ndodhur. Nuk i quaj shoqe”- zbuloi Lei Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco