E mbani mend këngën 'Ritmi i Rrugës'? Capital T ka një surprizë për të gjithë fansat

E mbani mend këngën 'Ritmi i Rrugës'? Capital T ka një surprizë për të gjithë fansat

12:02, 22/01/2022
A+ Aa A-

Reperi shumë i dashur nga publiku, Trim Ademi, i njohur si Capital T ka publikuar së fundmi, albumin e tij të titulluar “HeartBroken Kids”.

Rreth një orë më parë, ai i ka befasuar të gjithë, pasi ka rikthyer një nga hitet më të mëdha shqiptare.

Bëhet fjalë për këngën “Përjetësisht” të grupit legjendar Ritmi i Rrugës.

Madje, Capital ka publikuar edhe një pjesë të vogël të videoklipit, duke paralajmëruar se e plota do të lancohet më datën 22.

Kjo këngë është vërtetë prekëse, pasi i dedikohet atyre që e kanë humbur dikë në jetë. Ndryshe, këngët e Ritmit të Rrugës janë ende të dëgjuara edhe në ditët e sotme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco