'Jam ndjerë e dështuar'- Emily Ratajkowski për pak hoqi dorë nga karriera si supermodele

'Jam ndjerë e dështuar'- Emily Ratajkowski për pak hoqi dorë nga karriera si supermodele

11:15, 22/01/2022
A+ Aa A-

Ajo është një modele dhe aktore shumë e suksesshme. Emily Ratajkowski ka reklamuar marka të njohura si Dolce & Gabanna, Savage X Fenty dhe Versace.

Por pavarësisht arritjeve të mëdha në karrierë, modelja pranoi se ka pasur shumë raste kur është ndjerë e dështuar.

30 vjeçarja tha se në disa momente është treguar e ashpër me veten dhe pothuajse hoqi dorë përgjithmonë nga modelingu.

Modelja e lindur në Amerikë, e filloi karrierën e saj në moshën 14-vjeçare, duke pozuar për Kohl’s dhe Nordstrom.

“Ka kaq shumë raste kur jam ndjerë e dështuar. Unë jam shumë i ashpër me veten në përgjithësi. Kur nuk fitoja një audicion ose një vend pune më dukej sikur gjithçka po shembet”, tregoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco