Vëllai i Ilirit komenton lojën e balerinit dhe flet për banorët më të fortë

Vëllai i Ilirit komenton lojën e balerinit dhe flet për banorët më të fortë

10:02, 22/01/2022
A+ Aa A-

Olti Shaqiri, vëllai i Ilirit, i cili është komentuar shpesh për lojën e tij në Big Brother VIP ka folur për “Wake Up”.

Ai u shpreh se u shqetësuan pas debatit me Einxhel për historinë që tregoi për tradhtinë e gruas.

Sipas Oltit, familja është pika e dobët e Ilirit dhe vetëm aty e humb durimin.

E vetmja gjë që ndodhi ishte kur pati debat në Prime me Einxhel për familjen.

'Ilirin nuk e cënon asgjë derisa i prek familjen, ashtu si cdo prind, bëhet nevrik. Është pika e tij e dobët ku humb durimin”, tha Olti.

Për konkurrentin më të fortë, Olti përmendi emrin e Arjolës dhe Donaldit.

Vajza e Ilirit gjithashtu komentoi në “Shqipëria Live” se Arjolën e pëlqente dhe e konsideron konkurrente të fortë, gjithashtu edhe Donaldin, pavarësisht se këtë të fundit nuk e pëlqen.

Në nominim janë Donald, Beatrix dhe Einxhel dhe Iliri i ka thënë Donaldit se mendon se del Einxhel. A

i gjithashtu i shprehu Donaldit se pavarësisht të metave, ai është një djalë i dashur.

Ka gjithashtu aludime se sot nuk del askush nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por shumica e sondazheve kanë nxjerr Beatrix si më pak të preferuar dhe se e duan jashtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco