Çfarë luksi! Ermal Fejzullahu sapo na tregoi vilën e tij të re

Çfarë luksi! Ermal Fejzullahu sapo na tregoi vilën e tij të re

14:45, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare, të cilin me siguri të gjithë e mbani mend që me hitet “Për një dashuri” apo “E shkuar e harruar”.

Vitet e tij në skenë dhe talenti sigurisht që janë përkthyer në sukses dhe para, ndaj dhe blerjet e tij të shtrenjta janë të shpeshta.

Së fundmi, Ermali dhe familja e tij janë bërë me shtëpi të re, më saktë një vilë, e cila është ende në punim e sipër.

Vetë këngëtari ka ndarë në InstaStory pamje të ndërtesës nga jashtë, teksa bën me dije se ndodhet në një ndër zonat më të njohura të Prishtinës.

“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”- ka treguar Ermali më herët gjatë një interviste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco