Adele anulon koncertin, 'shpërthen' në lot teksa njofton fansat

Adele anulon koncertin, 'shpërthen' në lot teksa njofton fansat

14:17, 21/01/2022
A+ Aa A-

Adele e shtyu të gjithë koncertin e saj në Las Vegas vetëm 24 orë para.

“Më vjen shumë keq, por misioni im nuk është gati”, u tha ylli fansave të përlotur në Instagram.

 

“Gjysma e ekipit tim ka Covid dhe ishte e pamundur të përfundonte shfaqjen”, tha ajo, duke shtuar se “vonesat e dorëzimit” ia prishën gjithashtu planet.

Të premten, pra sonte, ajo duhej të luante të parin nga 24 koncertet në Koloseun e Pallatit të Cezarit në Las Vegas.

E paralajmëruar në fund të muajit nëntor, një sërë koncertesh të quajtura “Fundjavë me Adelën” duhej të fillonin mbrëmjen e sotme dhe të zgjasin çdo fundjavë deri në prill.

Biletat varionin nga 85 në 685 dollarë dhe Adele parashikohej të fitonte më shumë se 650,000 dollarë për performancë.

Këto do të ishin koncertet e saj të para live në pesë vjet. 

Me dy takime në Hyde Park të Londrës këtë verë, këto janë koncertet e vetme që ajo ka paralajmëruar për të promovuar albumin e saj të katërt "30".

Duke folur në Instagram, Adele tha se ishte “e zgjuar për 30 orë” duke u përpjekur të shpëtonte produksionin, por thjesht “i mbaroi koha”.

“Ishte e pamundur të përfundoja shfaqjen”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco