‘Kanë interes për pashaportën gjermane’, Xhoni habit me deklaratën e tij për vajzat e 'Love Story’

‘Kanë interes për pashaportën gjermane’, Xhoni habit me deklaratën e tij për vajzat e 'Love Story’

13:16, 21/01/2022
A+ Aa A-

Në programin ‘Love Story’, duket se gjërat mes fronistit Xhon dhe njërës prej vajzave, Anxhi, po shkonin në rrjedhën e duhur dhe dukej se mes tyre kishte lindur një romancë e bukur.

Mirëpo, gjatë puntatës së djeshme në ‘Love Story Talk’, Xhoni ka shprehur haptazi pakënaqësi ndaj Anxhit, pasi sipas tij ajo nuk po tregon interesin e duhur për të.

‘Unë i kam dhënë shumë mundësi dhe takime Anxhit, por kam parë që ajo nuk po bën asgjë për mua. Dua që ajo të jetë gati të bëjë gjithçka për mua, të më dashurojë ndaj kërkoj më shumë vëmendje nga ajo’,-është shprehur fronisti.

Mirëpo, gjatë debatit Anxhi u shpreh se puthjen do ta japë kur ta ndjejë dhe të këtë ftuar besim të ai, pasi për momentin nuk ka besim tek Xhoni.

Nga ana tjetër Xhoni është shprehur se ndihet disi i turbullt nga vajzat në kast pasi nuk e di nëse ata duan Xhonin apo pashaportën e tij gjermane.

‘Këtu nuk dihet a kanë interes për pashaportën gjermane apo për mua?-ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco