Aulona Musta në mbrojtje të DJ Dagz: 'E quajtën ‘lolo’ e ‘të përvëluar’…

Aulona Musta në mbrojtje të DJ Dagz: 'E quajtën ‘lolo’ e ‘të përvëluar’…

11:29, 21/01/2022
A+ Aa A-

Dj Dagz dhe Einxhel janë një nga çiftet që u formua në “Big Brother VIP”.

Sigurisht komentimet kanë qenë të shumta mbi çiftin si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Përveç banorëve brenda edhe një pjesë e publikut jashtë e shihnin Arbrin si të komanduar nga Einxhel duke përdorur sigurisht dhe epitetet të tjera që lexohen rëndom në rrjet.

Aulona Musta reagoi duke i dalë në mbrojtje DJ Dagz:

E quajten pa karakter, lolo, te perveluar per femer…

E “tallen” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” te Einxhell, se e puthte me shume sec duhet, e mbeshteste me shume sec duhet, e donte me shume sec duhet…

“Sa eshte me shume sec duhet?”… aq sac eshte standarti qe shoqeria jone ka vene per sjelljen dhe dashurine qe nje burre duhet t’i japi nje gruaje…te cilen ne parim e duan, enderrojne dhe ankohen kur s’e kane, ama kur e shohin qe e ka dikush tjeter e percmojne…madje thone dhe “nuk eshte burre, se nuk ben burri ashtu pas nje vajze…ka femra plote”

Asnje nga ne nuk e njeh Dagzin jashte, por per aq sa pame ne BB, ne fakt ky eshte burri i vertet.

Burri qe bie ne dashuri dhe s’ka frike te pranoje qe ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; qe lufton per ta bere per vete me miresi, perkushtim, mbeshtetje. Qe nuk i trembet nje karakteri te forte, qe shpesh kerkon edhe te komandoje, apo te jete “liderja” ne cifte. Qe nuk ka frike nga inteligjenca dhe potenciali i partneres se tij, perkundrazi kerkon ta evidentoje dhe t’i jape vlera ne cdo moment. Qe e rrethon me dashuri dhe perkushtim, por i jep gjithe lirine dhe hapsiren e nevojshme per te shfaqur veten. Qe nuk i thote mos fol, mos qesh, mos thuaj ate, sillu keshtu, mos bej ate, bej kete, sepse nuk e sheh si prone dhe as si trofe, por si partnere.

Per fat te keq, burrat si Dagz do vazhdojne te tregohen “me gisht” dhe nuk do vleresohen sic duhet, edhe per shume kohe… nga seksi i njejte qe vazhdojne mendojne se burreria qendron tek forca, dinakeria dhe skuthlleqet, por per fat te keq edhe nga seksi i kundert qe do vazhdojne te kenaqen dhe te pranojne ate qe “u jepet” dhe jo ate qe “meritojne”.

Goca mos kini frike te vendosni standarte per veten dhe ti pretendoni ato! Cunat e fort kane dale nga moda. Gentleman is the new sexy.

Cuna mos kini frike nga vajzat inteligjente, me karakter dhe te pavarura. Jane vlere e shtuar ne cdo marredhenie.

Dj Dagz i ka komentuar Aulonës se “I vlersoj shum rreshtat qe sapo lexova,sidomos kur vijn nga nje person i ngritur dhe i vlefshem si ti. 🌹”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco