Kim Kardashian më s*ksi se kurrë teksa pozon nga Bahamasi

Kim Kardashian më s*ksi se kurrë teksa pozon nga Bahamasi

11:29, 21/01/2022
A+ Aa A-

Ajo ka shijuar një pushim romantik me të dashurin e saj, Pete Davidson, duke e nisur Vitin e Ri në Ishujt Bahamas.

Dhe Kim Kardashian u kthye në punë të martën ndërsa ishte në një vend tropikal duke realizuar një fotosesion, për linjën e saj të rrobave të banjës, “Skims”, shkruan DailyMail.

Sipërmarrësja 41-vjeçare shfaqi linjat e saj të bujshme të trupit, e veshur me një bluzë të kaltër, gjersa në pjesën e poshtme kishte vetëm të brendshmet.

Kim ka pozuar për fotosesionin teksa ka dalë si një sirenë nga ujërat blu, me figurën e saj të pabesueshme të trupit, të theksuar në mënyrë perfekte nga bikinit dypjesëshe.

Nëna e katër fëmijëve nxori në pah pjesën e saj të sheshtë të mesit, si dhe ijet e saj të lakuara, duke i shtuar shkëlqim pamjes së saj.

Zeshkanja mahnitëse i la flokët e saj të gjata të lagura në valë të lirshme rreth saj, teksa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke nxjerrë në pah tiparet e saj ekzotike.

Kim doli nga oqeani për disa fotografi, si dhe u pa duke pozuar në të me fotografin gjithashtu pjesërisht të dalë në ujë; ajo u pa duke u kthyer në një karrocë golfi pas përfundimit të fotografive.

Kim ka publikuar imazhe të saj me bikini gjatë gjithë muajit nga udhëtimi i saj në Bahamas, edhe pse nuk dihet nëse rrobat janë të markës së saj.

Në gusht, Kim me sa duket konfirmoi se po zgjeron linjën e saj jashtëzakonisht të suksesshme, “Skims”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco