Të gjithë e quajnë ‘infermierja’! Ana çon Erionin në spital

Të gjithë e quajnë ‘infermierja’! Ana çon Erionin në spital

10:58, 21/01/2022
A+ Aa A-

Sot në “Për’puthen” u transmetua takimi midis Anës edhe Erionit.

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.

Erioni nuk ndihej mirë, megjithatë shkoi në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura.

“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.

Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej.

Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol, ndërsa kur u rifut në program, tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim.

“Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana.

Ajo bëri ironi edhe me veten e saj kur hyri përsëri në emision.

Ana hyri e veshur si infermiere dhe nxorri gjithashtu paracetamola nga xhepi.

Ajo kontrolloi disa nga djemtë, nëse ishin ‘të sëmurë.’

Ana më pas hoqi veshjen e infermieres dhe la paracetamolët aty për të treguar se e ka lënë pas të shkuarën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco