Ana tjetër e MC Kreshës që askush nga ne nuk e njihte

Ana tjetër e MC Kreshës që askush nga ne nuk e njihte

20:23, 20/01/2022
A+ Aa A-

MC Kresha dhe partnerja e tij Erzina, janë në pritje të fëmijës së dytë.

Së shpejti Iza do të bëhet me një motër ose vëlla.

 

Në emisionin “Shqipëria Live”, ai foli edhe për familjen e tij duke thënë se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

I pyetur se sa kohë kalon me Izën, Kresha tha:

 

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjeçe e gjysmë”.

Ai tregoi se ia ndërron edhe pelenat, dhe se kujdeset për të sa herë që të ketë mundësi.

 

“Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e çoj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës – Vet e lype. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë edukative.”

Sa i përket të ardhmes së saj, Kresha u shpreh se do e lërë të lirë që të bëjë çfarë të dëshirojë.

“Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët”- u shpreh reperi.

 

Gjithashtu, ai foli për albumin e fundit me Lyrical Son, për të cilin tregoi se ka pasur vështirësi, për shkak të distancës mes tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco