Pas takimit me Eixhel, Fjoralba dhe Arbana përplasen në ambientet e 'Top Channel'

Pas takimit me Eixhel, Fjoralba dhe Arbana përplasen në ambientet e 'Top Channel'

12:20, 20/01/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira, konkurrentja e ‘BBV’, gjatë javës që lamë pas mori një surprizë nga dy mikeshat e saj më të mira, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.

Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se duhet të shohi edhe lojen, pavaresisht se me Dagz-in e pëlqen shumë.

Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Megjiattë, sipas “Iconstyle” bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme ka ndodhur nje sherr mes dy moderatove pranë ambjentje të ‘Top Channel’.

Debati ka ndodhur në drekë dhe në korridor.Debati nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar.

Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.

Të dyja moderatoret kanë mbajtur qëndrimet e veta dhe nuk kanë ‘lëshuar pe’ dhe as nuk e kanë mbyllyr debatin me paqe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco