Pasi u zhgënjye nga Donaldi, Einxhell bëhet shoqe me Ilirin

Pasi u zhgënjye nga Donaldi, Einxhell bëhet shoqe me Ilirin

11:51, 19/01/2022
A+ Aa A-

Zingjiri i eliminimeve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar zhgënjim të madh tek Einxhel.

Fakti që as Donaldi e as Trixa nuk e shpëtuan Dagzin duke e çuar në nominim e rrjedhimisht edhe eliminim, nuk është kapërdirë lehtë nga Einxhel.

Pas daljes së Dagz dhe mbarimit të spektaklit, ajo ka pasur disa mesazhe për të përcjellë.

E zhgënjyer nga Donaldi, ajo ka ndryshuar mendje duke nisur t’i japë të drejtë Ilirit, me të cilin ka pasur polemika të forta që nga dita e hyrjes në shtëpi.

“Të paktën Iliri u qëndron besnik njerëzve të vet, të paktën” – është shprehur Einxhel duke iu referuar kështu Arjolës, Sabianit dhe Arbërit të cilët janë miq të mirë të Ilirit.

Debati ka vazhduar edhe me Beatrix teksa kjo përzgjedhje e Donaldit nuk është pëlqyer aspak nga një pjesë e madhe e komentuesve të cilët kanë pasur një “lum” kritikash për të por edhe për Beatrix. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco