Jo vetëm e preferuara në program! Dy ish-konkurrentë të 'Për’puthen' ngacmojnë Efin

Jo vetëm e preferuara në program! Dy ish-konkurrentë të 'Për’puthen' ngacmojnë Efin

20:26, 18/01/2022
A+ Aa A-

Ifigjenia, e njohur si Efi është një nga konkurrentet që ka marrë më shumë vëmendjen e djemve këtë sezon.

Për momentin ajo është e preferuara e djemve në program, ku: Bruno, Bledi, Samiu, Aldisi dhe së fundmi Mevlani kanë shprehur pëlqim të fortë për të.

Efi duket se nuk është e pozicionuar askund, pavarësisht se ka shprehur pëlqime më shumë për Brunon dhe Bledin.

Mesa duket bukuroshen nuk e pëlqejnë vetëm konkurrentët brenda programit, por edhe ish-konkurrent.

Në një live që po zhvillonte konkurrentja, ish-konkurrentët Atdhe Xharavina dhe Eduard Kuçi po i komentonin njëkohësisht të njëjtat figura (emoji).

Efi nga ana tjetër nuk i ka kthyer përgjigje dy ish-konkurrentëve.

Atdheu me Eduardin janë miq bashkë.

Efi që me hyrjen e saj ajo tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë me prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Elvana Gjatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco