Sapo na zbuloi tatuazhin që ka në plan, Cardi B na la pa fjalë!

Sapo na zbuloi tatuazhin që ka në plan, Cardi B na la pa fjalë!

20:23, 18/01/2022
A+ Aa A-

Ajo mirëpriti fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Offset, në shtator.

Cardi B zbuloi se është 1% afër për të bërë tatuazh emrin e djalit të saj katër muajsh në fytyrën e saj.

 

Reperja ndau informacionin me fansat në “Twitter” të dielën, duke shtuar se po kërkonte ta bënte atë në nofullën e saj. Cardi shkroi në “Twitter-in” e saj:

“Rastësisht, por… Unë jam 1% shumë pranë të vënit emrat e djemve të mi në fytyrë… Unë me të vërtetë dua ta bëj atë!”

 

Më vonë, ajo saktësoi se nëse e bën, vendi do të jetë në nofullën e saj.

Dyshja, e cila u martua në vitin 2017, janë gjithashtu prindër të vajzës Kulture Kiari, tre vjeçe.

 

Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme me tre gra të ndryshme.

Ai ka djalin Jordan me Justin Watson, djali Kody me Oriel Jamie dhe vajzën Kalea me Shya L’Amour.

 

Të shtunën, Offset ndau një foto të tij duke mbajtur djalin e tij me Cardi, ndërsa ishte në një avion privat. Babai i pesë fëmijëve veshi një xhaketë blu dhe pantallona të zeza ndërsa mbante djalin e tij në krahë.

 

Djali i Cardi dhe Offset veshi një xhaketë Moncler dhe atlete Gucci. Në fillim të këtij muaji, Cardi zbuloi se djali i tyre tashmë mund të flasë në katër muaj.

Nuk po e ekzagjeroj, ky foshnjë po flet.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco