Të ardhura marramendëse! Ja cilat janë atletet më të paguara

20:13, 18/01/2022
A+ Aa A-

Shumë aspekte shkaktojnë ende shqetësime në botën e sportit për femra: pabarazia sa u përket pagave dhe strukturave, kushtet e punës jo në nivelin e duhur, pak mbulim mediatik dhe madje, edhe abuzime.

E megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre problemeve, ka një optimizëm të pamohueshëm. Ligat po shohin pronarë të rinj dhe skuadra të reja. Transmetimet televizive po rriten dhe rrjetet po u japin gjithnjë e më shumë hapësirë transmetimit të ndeshjeve. Ndër të tjera, më së fundi, buxhetet ekonomike të sponsorëve po rriten dhe startup-et po tërheqin investitorë të ndryshëm.

Kjo rritje po shihet edhe në pagat e atleteve. Në fakt, nuk është e rastësishme nëse në vitin 2021, dhjetë atletet më të paguara në botë, fituan në total 167 milionë dollarë bruto, sipas vlerësimeve të Forbes, në rritje me 23% krahasuar me vitin 2020, dhe një kërcim me 16% krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 143.3 milionë dollarësh në vitin 2013. Në krye të klasifikimit është ylli i tenisit, Naomi Osaka, e cila ka fituar 57.3 milionë dollarë. Në vend të dytë, Serena Williams, me 45.9 milionë dollarë.

Megjithatë, duhet theksuar se tabloja nuk është tërësisht pozitive. Në fakt, vetëm Naomi Osaka dhe Serena Williams tërhoqën pas vetes të gjithë rritjen e pagave. Asnjë atlete tjetër në klasifikim nuk bën pjesë në klasifikimin e përgjithshëm të Forbes të futbollistëve më të paguar në botë në vitin 2021 (që llogarit 12 muajt që përfundojnë në maj).

Edhe pse Naomi Osaka renditet e 12-ta dhe Serena Williams e 28-ta, në të njëjtën kohë, atletja e tretë më e paguar në botë, Venus Willimas mbetet jashtë klasifikimit të përgjithshëm të 50 futbollistëve që fitojnë më shumë se 20 milionë dollarë.

Pragu për t’u bërë pjesë e top 10 në renditjen e sportisteve më të paguara në botë ka rënë paksa në krahasim me 10 vite më parë: 5.7 milionë dollarë, krahasuar me 6.1 milionë dollarë në vitin 2012.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco