Metallica gjen zgjidhjen për të zbuluar të infektuarit me Covid-19 në koncerte

Metallica gjen zgjidhjen për të zbuluar të infektuarit me Covid-19 në koncerte

19:19, 18/01/2022
A+ Aa A-

Jo vetëm maskë dhe dezinfektues për duart për të ruajtur një turne muzikor nga Covid, por grupi i famshëm Metallica është i pari në botë që përdor qenë të stërvitur,  për të nuhatur dhe zbuluar virusin tek njerëzit.

Qentë janë marrë nga një kompani në Ohajo, madje grupi i muzikës i ka besuar nuhatjes së këtyre qenve për koncertet e tyre në Atlanta.

 

Duke parë suksesin, vendosën t’i përdorin qentë dhe për spektaklin e 40 vjetorit të tyre në San Francisko.

Por, kjo procedurë nuk përfshin publikun në koncerte por vetëm ata që punojnë dhe kalojnë në prapaskenë.

 

Para se të nuhaten nga qentë, të gjithë duhet të mbajë një maskë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas ajo maskë i afrohet qenit.

Qentë janë stërvitur që të ulen para një personi që sipas tyre rezulton pozitiv.

 

E njëjta kompani ka përdorur qentë e saj dhe për gara automjetesh dhe ndeshje basketbolli.

Metoda e grupit Metallica është ndjekur dhe nga grupe të tjera muzikore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco