Njihuni me 24-vjeçaren s*ksi, e afeksionuar pas garave me makina

Njihuni me 24-vjeçaren s*ksi, e afeksionuar pas garave me makina

12:16, 18/01/2022
A+ Aa A-

Lindsay Brewer është një vajzë e re që befasoi publikun me zgjedhjen e saj të karrierës. 

Ndonëse është mësuar të shfaqet para publikut me tuta, sërish i pëlqen të veshë veshje tërheqëse.

24-vjeçarja ka nisur të garojë në moshën 11-vjeçare dhe siç ka thënë në një intervistë, gjithçka nisi kur babai e mori në festën e ditëlindjes së një shoku të saj. N

ë fund, kjo ngjarje ishte hapi i saj i parë drejt kartingut.

"Ishte në një pistë karting, ku të gjithë shkojnë për argëtim. Unë vrapova me fëmijë të tjerë në festë, por kur pashë që isha shumë më mirë se ata, i thashë babait: "Unë me të vërtetë dua të marr pjesë në gara.” kujtoi ajo.

Lindsay thotë se e ka gjetur profesionin e saj në garat me makina dhe shpreson se shembulli i saj do të frymëzojë të reja dhe vajza të tjera që të provojnë dorën e tyre në këtë sport.

"Më pëlqen të shoh femra në këtë sport. Sa më shumë vajza të shohësh të hipin në makina garash, aq më shumë do të bëhet normë," shtoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco