Albano Bogdo përplaset me policinë! Çfarë ndodhi?

Albano Bogdo përplaset me policinë! Çfarë ndodhi?

22:24, 17/01/2022
A+ Aa A-

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në vendin tonë.

Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.

Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo.

Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

Albano Bogdo është një aktor që njihet disi për provokime dhe për përplasje të shpeshta.

Në Shkodër pati zëra se ai u konfrotua fizikisht me disa nga qytetarët kur ishte i ftuar në stand-up comedy, se bëri një shaka me kolanë e Rozafët, gjë e cila nuk u tolerua.

Ai së fundmi në një intervistë me Olsin u pyet nga nëse do shkonte te Portokallia, por përgjigjja e tij ishte një “Jo” e prerë.

Pjesë nga biseda:

Olsi: Pse jo? 

Albano: Po jo se unë jam… (te Klanifornia).

Olsi: Po ja u mbyll “Klanifornia”?

Albano: Po pse u mbyll “Klanifornia” ç’e gjeti? Sigurisht është me verem “Klanifornia” dhe po presim të vdesim. O vëlla s’po mbyllet “Portokalli”-a , njerëzit thonë përse akoma vazhdojnë ata edhe nuk po mbyllet, si do mbyllet “Klanifornia”, 3 vjet ka që është hapur. Aktori më plak jam unë 33 vjeç, hiq Julin se merret dhe me politikë, te “Portokalli”-a 33 vjeç është më i riu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco