A janë në një krizë?! Partnerja e Nick Jonas flet për herë të parë

A janë në një krizë?! Partnerja e Nick Jonas flet për herë të parë

20:04, 17/01/2022
A+ Aa A-

anë një nga çiftet më të përfolura të mediave rozë ndërkombëtare dhe Priyanka Chopra ka folur për herë të parë rreth thashethemeve për martesën e saj me këngëtarin Nick Jonas.

Çifti i famshëm u martuan në dhjetor të vitit 2018 në një ceremoni të madhe të krishtera dhe hindu.

Megjithatë, në nëntorin e vitit të kaluar, filluan të qarkullojnë thashethemet se martesa e tyre tre-vjeçare ishte në krizë kur aktorja 39-vjeçare përditësoi emrin e saj në rrjetet sociale nga Priyanka Chopra Jonas në Priyanka Chopra.

Në kopertinën e shkurtit të revistës “Vanity Fair”, Chopra diskutoi se si kontrolli i vazhdueshëm i mediave sociale ka ndryshuar mënyrën se si ajo e drejton karrierën dhe jetën e saj personale.

"Është një ndjenjë shumë e pambrojtur, në fakt, që nëse postoj një foto, gjithçka që është pas meje në atë foto do të zmadhohet dhe njerëzit do të spekulojnë. Është thjesht një rrezik profesional… Për shkak të zhurmës së mediave sociale, për shkak të përhapjes që ka në jetën tonë, mendoj se duket shumë më e madhe se sa është. Mendoj se i japim shumë më tepër besim në jetën reale dhe nuk mendoj se ka nevojë për këtë".

Aktorja vazhdoi të zbulojë se ajo është bërë më e kujdesshme dhe introverte sepse të qenit në qendër të vëmendjes të merr një pjesë të shpirtit:

Vazhdimisht duke u përpjekur të siguroheni që të thoni gjënë e duhur, të bëni gjënë e duhur, të visheni siç duhet, të mos bëni gabim, të mos udhëtoni sepse e gjithë bota do të shikojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco