Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

E bija feston ditëlindjen, Monika i bën dedikimin prekës

E bija feston ditëlindjen, Monika i bën dedikimin prekës

11:50, 15/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e “Big Brother VIP Albania” tashmë prej muajsh janë izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke humbur të gjitha kontaktet me botën e jashtme, familjarët dhe të dashurit e tyre.

Megjithatë, ata mundohen vazhdimisht të prekin realitetin e jashtëm, duke bërë dedikime e duke dhuruar mesazhe plot dashuri për njerëzit e tyre të zemrës.

Ditën e djeshme, vajza e Monikës, Tea, festoi sot ditëlindjen e saj. Kështu, me këtë rast, aktorja e njohur ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të veçantë të bijës së saj.

Me anë të jastëkve dhe të peshqirave, ajo formoi në tokë emrin e vajzës së saj, një zemër dhe numrin 100.

Ndërkohë, më vonë me gota në duar së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë, ajo i këndoi para kamerave këngën e ditëlindjes.

Kjo mënyrë speciale e të uruarit ditëlindjen dhe ky dedikim kaq prekës padyshim që i ka emocionuar të gjithë konkurrentët dhe e ka përcjellur dashurinë nëpërmjet ekranit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco