Habit Erjoni! 'Pëlqimi ndaj Anës është i madh, por Mikelën…'

Habit Erjoni! 'Pëlqimi ndaj Anës është i madh, por Mikelën…'

11:16, 15/01/2022
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, në emisionin e “Për’puthen” u diskutua lidhur me trekëndëshin Ana-Erjon-Mikela.

Pas ngjarjes së ndodhur, ku Mikela u soll shumë ashpër ndaj afrimitetit të Anës dhe Erjonit, ky i fundit ka reaguar sot në studio.

Ai theksoi se ky veprim është shumë i sikletshëm për të, por ka treguar se Mikela ende ka interes.

“Ajo reagoi ashtu sepse tregoi që interesi vazhdon mbetet ndaj meje siç e kam dhe unë interes ndaj saj.

Reagimi i saj mu duk shumë i tepruar po të gjithë tregojnë veten në situata të tilla. Ishtë diçka shumë e sikletshme për mua.”

Ndërkohë, konkurrenti u shpreh hapur për pëlqimin e tij ndaj Anës, duke u shprehur se midis tyre ka shumë kimi dhe shumë të përbashkëta.

“Afrimiteti i madh midis meje dhe Anës nuk është aktrim ose lojë, është diçka që e ndjeva dhe e bëra. Pëlqimi im ndaj Anës është real dhe është shumë i madh. Por edhe Mikelën nuk e hedh poshtë, vazhdoj të kem pëlqim edhe ndaj saj.”- tha ai.

“Interesi im ndaj saj ka që vjet kur e shikoja në televizor si spektator. Erdhi mundësia dhe pse jo, ta njohim njeri-tjetrin. Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Filluam kontaktin që në momentin që erdhi, u përshtatëm shumë dhe kemi shumë kimi”-përmbylli Erjoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco