Agravon debati mes Arbrit dhe Dritanit, reagon Arbana Osmani

Agravon debati mes Arbrit dhe Dritanit, reagon Arbana Osmani

09:55, 15/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë natës “Prime’, brenda shtëpisë së BBV u diskutua gjatë debati ku si protagonistë kryesorë ishin Arbri dhe Dritani.

Ata janë përplasur disa herë gjatë javës për shkak të reagimit të Tanit ndaj mënyrës se si Arbri iu drejtua Xheisarës pas “afrimit” të saj.

Situatat midis dy konkurrentëve u agravua shumë, aq sa filluan që të kërcënonin njëri-tjetrin lidhur me këtë çështje.

Arbri, gjatë natës së djeshme ka vendosur që ta komentojë gjithë këtë situatë duke treguar Dritani i ka kërkuar falje dhe tashmë janë sqaruar.

"Për sa i përket pjesës së Xheisarës e kemi sqaruar besoj, më ka kërkuar falje. Të githë dimë të bëhemi vulgarë, dimë të kërcënojmë".

"Ai ka përdorur terrma shumë të rënda dhe Xheisarën e ka përdorur si justifikim. Më ka ofenduar profesionin dhe më ka kërcenuar duke më thënë “Ta tregoj jashtë”. Unë jam shumë i qetë dhe kam patur vetëkontroll.

Ndërkohë, Arbri ka shtuar gjithashtu se është ndjerë i zhgënjyer nga banorët e shtëpisë të cilët nuk kanë reaguar ndaj ofendimeve të Tanit.

“Nuk më ka pëlqyer që përvec Dagzit, Ilirit dhe Einxhel nuk ka reaguar njeri ndaj ofendimeve që më ka bërë, kërcënimeve dhe agresivitetit. Nuk duhet të përdoret kjo dhunë verbale. Kam ardhur të tregoj vlerat e mia këtu dhe çdo njeri duhet të ketë limitet e tij.”

Lidhue me këtë çështje ka reaguar edhe moderatorja e programit e cila ka paralajmëruar Dritanin se kërcënime të tilla nuk janë aspak të lejuara në një format të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco