Çfarë ndodhi? Arbër Hajdari nervozohet, e quan konkurrentin 'të humbur'

Çfarë ndodhi? Arbër Hajdari nervozohet, e quan konkurrentin 'të humbur'

09:22, 15/01/2022
A+ Aa A-

Në “PRIME”-n e djeshëm, është diskutuar debati midis Eltionit dhe Ilirit.

Debati ka nisur që më hyrjen e Eltionit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ku ai i ka rikujtuar Ilirit një ngjarje të ndodhur shumë vite më parë.

Sipas tij, balerini nuk e ka ndihmuar atë kur ai kishte nevojë, duke e lënë atë vetëm në një moment të vështirë.

Situata ka agravuar dhe debati ka qenë mjaft i ashpër, ndërkohë që asnjeri prej tye nuk ka dashur ta komentojë gjerë këtë diskutim.

Ndërkohë, moderatorja Arbana Osmani ka kërkuar edhe mendimin e opinionistëve të “Big Brother VIP Albania” lidhur me këtë çështje.

Arbër Hajdari duket se ishte mjaft i irrituar lidhur me këtë situatë, duke gjykuar subjektivisht veprimin e Eltionit.

Ai ka folur me tone të ashpra duke e quajtur situatën “absurde”.

"Si se ke fol najher mo, tani në orën 7 ishe duke pirë birrë dhe të pash unë. O zotëri të lutem shumë ke 10 ditë që merresh me këtë muhabet. Prit të mbarojë formati edhe zgjidhe jashtë. Se edhe sikur të kesh të drejtë s’të beson njeri. Të vish të prezantoshesh në këtë program dhe ti thuash që je me dy fytyra sepse nuk më zgjodhe nuk e di domethënë… Kjo është absurde. Të vijë tjetri dhe të kërkojë llogari për çfarë ka ndodhur 11 vite më parë. Po ku mban mend ai se çfarë ka ndodhur para 11 vitesh! Ai mund të ketë qenë duke bërë 500 gjëra. Për më tepër në një audiocion me 300 veta. Eltioni është futur për Ilirin dhe për këtë diskutim në “Big Brother”, jo për të fituar. E kupton sa e tmerrshme është kjo! Ka dashur t’i prishë imazhin se i thotë ti nuk merresh me shqiptarët, nuk i ndihmon. Është shumë e rëndë. Ai i humbur është”- tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco