Kafe Shqeto/ Japo, reperi i ri që premton shumë në tregun muzikor

Kafe Shqeto/ Japo, reperi i ri që premton shumë në tregun muzikor

19:27, 14/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotmë në ‘Kafe Shqeto’ ishte i ftuar një këngëtar i ri , mjaft premtues në tregun muzikor, i quajtur Japo.

Japo ka lindur ne Vienë të Austrisë, me prindër nga Kosova.

“Unë e dua shumë Shqipërinë dhe Kosovën dhe nuk dua ta harroj vendin tim” , sqaroi Japo teksa tregoi për lidhjen shpirtërore me vendin e origjinës së tij, Shqipërinë.

‘Nata Gat’ quhet kënga rap e Japos, e cila sapo është bërë pjesë e tregut muzikor.

Në lidhje me zgjedhjen e tij për këtë këngë dhe faktin që ajo nuk ka një 'tematikë mase', Japo sqaroi : “Nuk dua ta shes veten si dikush që nuk jam, ai është një zhanër që mua më pëlqen. Unë dëgjoj më shumë zhanër francez, më pëlqejn vijat melodike dhe refreni është me plot të tilla”.

Japo tregoi gjithashtu edhe mbi jetesën e tij në Vienë, teksa pohoi se është mësuar tashmë të jetojë mes shumë nacionalitetesh.

Por, sigurisht që dhe një reper ka të preferuarit e tij në fushën e muzikës dhe si të tillë në Shqipëri, Japo zgjodhi Dafina Zeqirin, Mozzik, Ledri Vula .

Në lidhje me bashkëpunimet Japo tregoi se akoma është tek këngët solo.

Më poshtë ‘Nata Gat’ nga Japo:

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco