Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shuma marramendëse që duhet të paguani për ta takuar dhe bërë foto me Dua Lipën

Shuma marramendëse që duhet të paguani për ta takuar dhe bërë foto me Dua Lipën

09:45, 14/01/2022
A+ Aa A-

Ekziston një mundësi për të takuar idhujt tuaj, veçanërisht kur ju jeni në gjendje të paguani për këtë gjë.

Tabloidi britanik “The Sun”, në një shkrim tregoi se si për të parë nga afër Wayne Rooney, një fansi mund t’i kushtojë deri në 540 euro.

 

Çmimi i biletës përfshinte një takim dhe përshëndetje me menaxherin e Derby County në një hotel në Manchester, një fanellë të nënshkruar, pije falas, darkë me tri pjata dhe një fotografi me të.

Por tifozët e zemëruar nuk po blinin biletat e shtrenjta, ku njëri tha:

 

“Jo me atë çmim”. Ai nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka bileta të tilla VIP për takime me fansat, pasi një pjesë e mirë e personazheve të famshme duket se e bëjnë një gjë të tillë dhe madje kanë një çmim më të lartë se të tjerët.

Biletat për të parë nga afër artisten shqiptare Dua Lipa nuk janë të lira, por ylli i muzikës pop sigurisht që ka shumë mundësi në paketën e saj të turneut VIP.

 

Për të takuar Dua Lipën në prapaskenë kushton jo më pak e as më shumë se 2200 euro.

Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes së mbajtur në vendin e koncertit.

 

Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër të grimit dhe një fotografi me vet yllin me prejardhje shqiptare.

Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e hitit ”Levitating”, por vetëm nëse hyjnë dhe fitojnë në një konkurs të zhvilluar paraprakisht.

 

Ndërkohë, bileta të tilla për të takuar të famshëm të tjerë nga afër kanë këtë çmim:

Justin Bieber – 1080 euro
Arnold Schwarzenegger – 890 euro
Alicia Keys – 750 euro
Steps – 450 euro
Blu – 420 euro
Ronan Keating – 290 euro
Gary Neville – 180 euro
Gemma Collins – 140 euro
Paw Patrol – 80 euro
Ricky Hatton – 70 euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco