‘Baby Shark’ bën historinë, e para që arrin 10 miliardë shikime në ‘YouTube’

‘Baby Shark’ bën historinë, e para që arrin 10 miliardë shikime në ‘YouTube’

09:32, 14/01/2022
A+ Aa A-

Kënga e dashur nga fëmijët, “Baby Shark” ka bërë historinë, duke arritur plot 10 miliardë shikime në “YouTube”.

Jo vetëm se është videoja më e shikuar, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në “YouTube” që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi “YouTube” për “CNN”.

 

Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, Pinkfong, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019. Që nga atëherë, kënga është trasmetuar nëpër televizionet e mëdha botërore.

 

Për të festuar këtë arritje, kompania Pinkfong ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco